Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur thirrje për aplikim për financimin e projekteve shkencore.
Shuma e përgjithshme për financimin e projekteve shkencore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2022 është 77 mijë e 400 euro.
Në një njoftim, UP-ja thotë se rritja e veprimtarisë kërkimore-shkencore, artistike dhe sportive është një nga objektivat e Planit Strategjik për 2020-2022.
“Përmes nxitjes së aktiviteteve kërkimore-shkencore, artistike dhe sportive, UP-ja ka si qëllim të mbështesë hulumtuesit e të gjitha njësive akademike”, thuhet në njoftim.
Të drejtë aplikimi për projekte shkencore kanë të gjitha grupet kërkimore dhe stafi i UP-së (stafi akademik me marrëdhënie të rregullt pune) dhe studentët e doktoratës që identifikohen me njësinë akademike./arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...