Hope Rikkelms ka ardhur nga Amsterdami që të ndjekë për dy javë kurse në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. Nga Kosova ajo do të kthehet mjaft e kënaqur dhe më një përvojë mjaft të mirë të marrë në Universitetin e Prishtinës dhe në shoqërinë kosovare në përgjithësi.
Të qenët pjesë e Universitetit Veror në Prishtinës, për të ka rëndësi pasi që ka pasë mundësi të njoh Kosovën dhe popullin kosovar,e të shkëmbejë me ta përvoja të ndryshme.

Nesër, ajo përfundon kursin në këtë edicion të Universitetit Veror dhe kthehet për në vendin e saj, në Amsterdam.
Universiteti Veror këtë vit ka shënuar edicionin e 15-të. Prej datës 1 korrik e deri nesër, me datë 15 të këtij muaji, 300 nxënës, vendorë e ndërkombëtarë kanë ndjekur kurse të lëmive të ndryshme.

Pjesë e këtij edicioni ishte edhe Diar Halili, student nga Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK), madje për të tretën herë radhazi.
Treqind nxënës nga vende të ndryshme të botës u bënë bashkë në Prishtinë për plot 2 jave. 13 kurse nga fusha të ndryshme, aktivitete kulturore dhe ekskursione iu ofruan atyre përgjatë kësaj kohe.
Pjesa më madhe e studentëve, që përfshin më shumë se gjysmën, ishin nga Universiteti i Prishtinës, të tjerët nga vende tjera të botës dhe disa nga universitetet private të Kosovës.
Ani pse këtë vit UP ka pasur një buxhet të kufizuar, me përkrahjen e donatorëve të ndryshëm ka arritur që të realizojë të gjitha aktivitetet e parapara për këtë edicion.

Drejtoresha e universitetit Veror, Lumnije Bajrami, thotë se sivjet nuk ka pasur diçka ndryshe prej viteve paraprake, veçse këtë edicion kanë futur në program edhe një shfaqje baleti, ku studentët kanë pasur mundësi të shkojnë të ndjekin së bashku.
Gjatë këtij edicioni, për secilën lëndë pati nga dy profesorë që ligjëruan, një vendor dhe një ndërkombëtar.

Profesoresha e kursit “Demokratizimi dhe Integrimi Europian”, Jehona Lushaku, thotë se gjatë këtyre dy jave ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë te të gjithë protagonistët në këtë projekt.
Sipas saj, nuk është vërejtur diferencë për nga përgatitja akademike e studentëve kosovarë me ata ndërkombëtarë.
Universiteti Veror Ndërkombëtar ka nisur me 1 korrik dhe përfundon nesër. Edhe në këtë edicion pati laramani të nacionaliteteve. Pjesëmarrës qenë studentë nga Holanda, Polonia, Bullgaria, Shqipëria, Serbia e vende tjera. Pas përfundimit, studentët do të pajisen me certifikata të cilat do të mund t’u shërbejnë tutje në universitet e tyre, për të plotësuar numrin e kredive të lëndëve.
Organizatorët e profesorët vlerësojnë se kanë arritur të realizojnë me sukses programin e paraparë./kp.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim