Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Lulzim Ejupi priti në takim menaxheren e portofolit të Qeverisjes dhe Ndërtimit të Paqes dhe Zëvendës Koordinatore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP) Marta Gazideda.
Me këtë rast në kuadër të Programit të Sigurisë (KSSP) UNDP i dhuroi donacion MPB-së 300 maska (KN95 – shumë përdorimshe), 500 doreza, 50 litra dezinfektues – rimbushje për bombolat e montuara në mur dhe 160 njësi dezinfektues për duar me pompë.
Në fund të takimit, Ejupi e falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme që UNDP ka treguar e sidomos për ndihmën në këtë kohë pandemie.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...