Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ambasadorin e Turqisë Sabri Tunç Angili dhe Zëvendësshefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Sipas njoftimit të KFOR-it, në këtë takim, temë kryesore ishte siguria në Kosovë dhe mbarë rajonin, shkruan Arbresh.info.
Aty u shpreh përkushtimi i palëkundur të Komunitetit Ndërkombëtar për stabilitetin rajonal dhe për përpjekjet dhe mbështetjen e përditshme të KFOR-it për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ata ndanë pikëpamje mbi tendencat e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, për angazhimin e palëkundur të bashkësisë ndërkombëtare për stabilitetin rajonal, dhe për përpjekjet e përditshme të KFOR-it dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja” midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet mes të tjerash në njoftimin e KFOR-it. /Arbresh.info/
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi