KFOR ka njoftuar se komandanti i këtij misioni, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.
Siç njoftohet nga KFOR, takimi ka shërbyer si mundësi që Ulutas të paraqet situatën e sigurisë në rajon, duke vlerësuar po ashtu, kontributin e vazhdueshme dhe të gjatë të SHBA’ve në përpjekjet e KFOR dhe për stabilitetin rajonal, transmeton Gazeta Express.
Njoftimi:
Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti në selinë e KFOR në Kampin Film City, Prishtinë, Shefen e Misionit të Përkohshëm të Shteteve të Bashkuara, Shkëlqesinë e Saj Anu Prattipati.
Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për Komandantin që të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në këtë kontekst, Gjeneral Ulutaş vlerësoi kontributet e vazhdueshme dhe të gjatë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e KFOR dhe për stabilitetin rajonal.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatet e saj – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...