Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.
Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike rrjedh si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë jugperëndimore dhe veriperëndimore.
Po ashtu, parashihen ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu.
Parashikimi i Motit për pesë ditë (15-19 prill 2024)
E hënë-Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
E martë –Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në orët e vona parashihen të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë.
E mërkurë-Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.
E enjte-Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatre nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.
E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i fohët. Kjo situatë me këto temperatura vie si pasojë e masave të qëndrueshme të ajrit me origjinë veriperëndimore.. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s, i vranët dhe me reshje shiu e bore të intensitetit të ulët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit kushtet agrometeorologjike do t ëjenë të favorshme për fushën e bujqësisë, ndërsa kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...