Google ADS

Ulja e pagave, Gjykatat nga sot punojnë vetëm në raste emergjente

12:22 | 24 Nëntor 2022
Emir Abduramani

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që nga sot e deri më 8 dhjetor, Gjykatat në vend të punojnë vetëm kur ka raste emergjente, apo siç i quajnë ata, do të kryhen vetëm shërbime esenciale.

Në rast se nuk reflekton Qeveria deri në këtë datë, atëherë nuk është përjashtuar as greva e tyre.

Rastet kur ata do të punojnë janë vetëm rastet emergjente si:

1.Të procedohen dhe mbahen seancat lidhur me masat për sigurinë e të pandehurve në procedurë, shqyrtimet për rastet me paraburgim dhe rastet që kanë të bëjnë me të pandehurit me çrregullime mendore,

2.Trajtimi i kërkesave për sekuestrim dhe masat e përkohshme

3.Ekzekutimi i vendimeve penale,

4.Çështjet e dhunës në familje (të gjitha fushat)

5.Çështjet e sigurimit të kërkesë padisë (të gjitha fushat)

6.Përmbarimi i vendimeve për rastet e dorëzimit të fëmijës, realizimi i kontaktit dhe alimentacioni si dhe rastet e tjera në çfarëdo procedure kur është në pyetje interesi i fëmijës,

7.Procedurat për dërgimin e personave në rehabilitim (të gjitha fushat)

8.Të gjitha shërbimet administrative.

Ky vendim i tyre u morr sot pas mbledhjes së 299-të të KGjK-së, e cila erdhi pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për shfuqizimin e vendimit të vitit 2017 për pagat e gjykatësve dhe prokurorëve në Kosovë, e që do të thotë, ulje e pagës për ta./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme