Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të angazhimit për lehtësim të qarkullimit të parave të gatshme në ekonomi, këtë fillim vit kanë rishikuar tarifat që i aplikon ndaj bankave për transaksionet e ndërsjella monetare.
Andaj sipas BQK-së është zvogëluar tarifa për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro në BQK nga 5,00% në 3,75%. Ky ndryshim do të jetë efektiv nga data 1 mars 2022.
“Vendimi për zvogëlimin e tarifës për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro është marrë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të BQK-së. BQK-ja pret që tarifa e ndryshuar të ndikojë në ngritjen e qasjes si të qytetarëve ashtu edhe të bizneseve në shërbimet e bankave vendore me para të gatshme. Përndryshe, kostoja aktuale për BQK-në për realizimin e operacioneve të lidhura me aktivitetin bankar të depozitimit të monedhave metalike vazhdon të mbetet e konsiderueshme”, thuhet nga BQK.
Tutje nga Banka Qendrore e Kosovës kanë thënë se sa i përket furnizimit me monedha metalike të denominuara në euro, që nga viti 2015, tarifa e aplikueshme për bankat vendore për tërheqje falas./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes