Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka thënë se ‘ulërimat e Albin Kurtit për t’u futur në një kazan me partitë tjera tregojnë frikën e tij’.
Përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, zv.ministri i PDK’së ka komentuar deklaratën e fundit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ky i fundit tha se nuk e mohon një koalicion të mundshëm të gjerë parazgjedhor.
“Ulurimat e Albin Kurtit për koalicin parazgjedhor me Ldk-në, tregojnë ashiqare impotencën politike dhe frikën e tij dhe partisë së tij nga rezultatet e zgjedhjeve. Përpjekja e tij, me çdo kusht, për tu futur në një kazan me partitë tjeta , është treguesii më i mirë se sa parimor janë dhe cila është kauza e tyre”, është shprehur ai.
“Albini dhe VV, janë mësuar të krijojnë kauza vetem mbi tragjeditë njerëzore. Kur këto nuk iu pinë ujë, tash kërkojnë aleat, jo për t’u ofruar qytetarëve program politik e vperues për të mirën e tyre, por për ta “mundur” PDK-në. Më këtë po tregoni paraprakisht se jeni të pafuqishëm!”, ka thënë Koci
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...