Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani ka takuar Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, thuhet në komunikatën për media.
Gjatë takimit, Kryeprokurori Ujkani ka prezantuar punën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, organizimin e punës në prokurori, të arriturat, sfidat, si dhe bashkëpunimin me agjencitë ligj zbatuese.
Sipas Ujkanit, raportet e mira ndër njerëzore janë çelësi i suksesit të punës në këtë institucion.
Të pranishmit janë pajtuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen mes Prokurorit të Shtetit dhe Misionit të BE-së në Kosovë./arbresh.info/
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi