Ujësjellësi “Prishtina” njofton se niveli në Liqenin e Badocit nuk është rritur më shumë se 35 centimetra

11:23 | 10 Gusht 2020
A Z

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjendja me nivelin e ujit në liqenin e Badocit për shtatë ditët e fundit ka një rritje prej 35 cm.

KRU “Prishtina” bën të ditur se niveli i ujit në këtë liqen është 9.50 metra nën kuotën maksimale.

Ndërsa tek liqeni i Batllavës në shtatë ditët e fundit ka një rritje prej 1.44 metra ndërsa 4.80 metra nën nivelin e kapërderdhjes.

Shpërndaje në rrjete sociale