Ujësjellësi i Prishtinës dezinfekton objektet administrative dhe fabrikat e ujit

13:34 | 13 Mars 2020
A Z

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar po vazhdon zbatimi i masave për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit, në përpikëri, bazuar në Vendimin e Qeverisë

“Po dezinfektohen objektet administrative, fabrikat e ujit, stacionet e pompimit, etj. Tash për tash, dezinfektimi po bëhet në objektin administrativ të ujësjellësit në Podujevë, stacionin e pompave në fshatin Peran dhe fabrikën e trajtimit të ujit në Albanik/ Batllavë”, njofton ujësjellësi i kryeqytetit.

Shpërndaje në rrjete sociale