Kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve Sulejman Uglanin sot në Novi Pazar ka deklaruar se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk është kryetar i boshnjakëve dhe Ana Bërnabiq e anëtarët e Qeverisë së saj nuk janë kryeministre dhe ministra boshnjakë, shkruan Gazeta Express.
Ugljanin gjatë javës që shkoi kishte ftuar Ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollin që të shkojë për vizitë në Sanxhak, por autoritetet e Beogradit nuk ia dhanë lejën. Më pas Ugljanin dhe Pacolli kishin shkëmbyer letra në mes vete, ndërsa sot lideri i boshnjakëve ka shpërthyer ndaj krerëve të pushtetit në Beograd.
“Organet shtetërore serbe përfaqësojnë organet legjitimë të popullit serb interesat e të cilit i mbrojnë dhe mendoj se ata po i mbrojnë mirë. Ne duam që me ta të bisedojmë për marrëdhënie e ardhshme, por ata nuk janë as kryeministra, as kryetar, as ministra dhe as deputetët tanë . As Vuçiqi, as Bërnabiqi, as Daçiqi dhe as Vulini. Këtë le ta fshijnë nga koka”, citon beta të ketë thënë Ugljanin.
“Kam dëgjuar se kryetari serb i shtetit të Serbisë Vuçiq ka thënë se kujdeset për boshnjakët. Mos të kujdeset ai për boshnjakët, sepse ata për të cilët është kujdesur ai, kanë përfunduar në Srebrenicë, 8.372 sish. Vuçiqi me deklaratën se duhet vrarë 100 boshnjakë për një serb të mbytur, ka frymëzuar krime ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, Sanxhak e Kosovë”, ka thënë Ugljanin.
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...