Banorët në Turqi kanë postuar foto dhe video në mediat sociale duke supozuar që UFO-të kanë kaluar mbi qiellin e Turqisë.
Në rrjetin social Twitter banorët kanë përdorur hashtagun #ufoattackturkey (UFO-të sulmojnë Turqinë), transmeton arbresh.info.

Përderisa shumica e njerëzve janë munduar të kuptojnë se çfarë ishin ato shkëndija në qiell që u shfaqen të dielen natën vonë, shumë përdorues së rrjeteve sociale ishin të bindur se pushtimi i alienëve ishte i pashmangshëm.
Disa madje kanë gjetur kohë që edhe të bëjnë video duke i postuar ato më pas në Youtube dhe në Twitter. Grupi i njohur ‘Secure Stream’ që merren me ‘gjuetinë’ e UFO-ve kanë theksuar se ka pasur panik të madh mbi banorët në Turqi.
Megjithatë, shumë njerëz e kanë parë edhe anën qesharake të kësaj ngjarje. Deputeti turk, Aykut Erdoğdu përmes rrjetit social në Twitter ka thënë ‘në të gjithë mund të humbasim’.

Mbetet e paqartë pse njerëzit në Turqi e përdorën hashtagun ‘sulm’, por për momentin Turqia mbetet e sigurtë nga pushtimi i alienëve…fundja, për këtë moment. /Arbresh.com
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...