Bordi i Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” në përbërje të Amir Gashi – kryesues dhe Ilir Rexhepi – anëtar, së bashku me ushtruesin e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë Ilir Abdullahu dhe sekretarin Salih Gjonbalaj, sot takuan kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, kryesuesin e Kuvendit Komunal, Fadil Krasniqi dhe drejtorin e Departamentit të Shërbimeve Publike, Maliq Berisha.
Sipas komunikatës, gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm për Komunën e Fushë Kosovës me fshatra, bashkërendimin e investimeve, zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, planet konkrete të bashkëpunimit, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” , që të gjitha në kontekst të zgjerimit të rrjetit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj konsumatorëve të kësaj komune.
“Bordi i drejtorëve falënderoi kryetarin Berisha dhe stafin e tij shoqërues për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme lidhur me të gjitha projektet dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe ujërave të zeza për të gjithë qytetarët e komunës së Fushë Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin maksi mal të tij, kundrejt bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve, në funksion të ngritjes së efiçiencës dhe furnizimit sa më të mirë me ujë të pijshëm”, thuhet në komunikatë.
Nga ana tjetër, kryetari Berisha duke e përgëzuar udhëheqjen aktuale të Ujësjellësit “Prishtina” për mënyrën e qasjes ndaj palëve të interesit, u zotua se Komuna e Fushë Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do e mbështesë fuqishëm këtë kompani, në kontekst të avancimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve si dhe trajtimit ndër institucional të çështjeve të sipër përmendura.
“Ai po ashtu ngriti para Bordit dhe menxhmentit të ujësjellësit si çështje të rëndësisë së veçantë, sanimin e rrjetit te ujësjellësit, zgjerimin e sistemeve të reja për furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për qendrën e kësaj komune dhe disa lokacioneve të tjera urbane e rurale’, thuhet në komunikatë.
Komunikata njofton se përgjatë diskutimeve, palët u zotuan që të gjitha veprimet t’i ndërmarrin bashkërisht përmes nënshkrimit të një marrëveshje specifike të bashkëpunimit në mes të Kuvendit Komunal Fushë Kosovë dhe KUR ”Prishtina”.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...