Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve – Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni së bashku me zyrtarët e deleguar nga institucionet ligjzbatuese në këtë zyrë dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, vizituan sot Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ku u pritën nga kryeprokurorët dhe prokurorët e këtyre dy prokurorive.
Gjatë takimeve të mbajtura në këto prokurori, prokurori Hyseni i njoftoi të pranishmit për funksionalizimin e Zyrës për Rikthim të Aseteve, si dhe për Procedurat Standarde të Veprimit, duke kërkuar bashkëpunim nga prokurorët e këtyre prokurorive me këtë zyrë, me qëllim të këshillimit dhe ndihmës për të gjithë prokurorët që kanë raste ku duhet të aplikohen procedurat për rikthimin e aseteve, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, në njoftimi thuhet se gjatë këtyre takimeve është diskutuar dhe janë shkëmbyer mendime mbi përmirësimin e procedurave standarde të veprimit dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, të cilat do të jenë ndihmesë për të gjithë prokuroret që kanë nevojë për ndihmën e Zyrës për Rikthim të Aseteve.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan z. Arben Kadriu, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z. Shukri Jashari, së bashku me prokurorët e këtyre prokurorive, falënderuan pjesëmarrësit për vizitën e tyre, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me këto institucione për të arritur rezultate sa më të mira./Arbresh.info/


Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë