Këshilltari për media i Presidentes Vjosa Osmani ka demantuar raportimet se ish-presidentja Atifete Jahjaga nuk është ftuar në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Sipas tij, ftesa i është dërguar ekipit të saj, por të njëjtit kanë kërkuar ftesë të personalizuar.
“Ftesa i është dërgu ekipit të saj. Por, kanë kërkuar ftesë të personalizuar”, tha Kupina duke i bashkangjitur prononcimit të tij edhe një foto si dëshmi.

Ndërkaq nga zyra e Jahjagës kanë thënë se nuk kanë pranuar ftesë.
“Këtë vit Presidentja Jahjaga nuk ka marr ftesë për të qenë pjesë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, shkruan në përgjigjen e kësaj zyreje./Arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...