Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Prattipati e uroi Kryeministrin Kurti për formimin e Qeverisë dhe për mandatin e ri. Diskutuan për raportet bilaterale dhe potencialin e madh të tyre, sidomos në fushën e tregtisë dhe investimeve, por edhe në fusha të tjera si sundimi i ligjit, siguria dhe integrimi euro-atlantik.
“Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për urimet dhe bashkëpunimin e deritanishëm me znj. Prattipati dhe Ambasadën amerikane në Kosovë, si dhe gatishmërinë e plotë të tij dhe të kabinetit të ri qeveritar për të vijuar dhe avancuar këtë bashkëpunim, përfshirë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin nga
Gjatë takimit Kryeministri, ndër të tjera, theksoi se Republika e Kosovës dhe qeveria që ai drejton mbeten të përkushtuara ndaj synimeve për integrim në BE dhe NATO, si dhe angazhohen për paqe dhe siguri në rajon dhe aleanca të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta demokratike./Arbresh.info

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026