Kosova e kishte “Ditën e saj” në Antalja, pasi në prani të shumë vizitorëve, në një aktivitet gjigand siç është “Expo 2016”, bëri prezentimin e veçorive agro-bujqësore, si dhe turistike.
Kosova e Turqia përvec se kanë një miqësi të hershme, po vazhdojnë të këmbejnë ide të ndryshme për zhvillim dhe tërheqje të investimeve, u tha nga zyrtarët e këtyre dy shteteve.
Delegacioni kosovarë i prirë nga zëvëndësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu, si dhe kryetari i Odës Ekonomike Turko-Kosovare Arben Fetahu, u pritën nga komisioneri i përgjithshëm i Expo Antalja Erdogan Kok.
Zëvëndësministri Januzi tha se ka qenë një fat që edhe Kosova të ketë pavionin e posaçëm për informimin e të gjithë vizitorëve për bukuritë natyrore dhe bujqësinë që ka Kosova.
Januzi tha se prania e Kosova në EXPO, krijon lidhje të reja me Turqinë, edhe pse ka pasur lidhje të hershme vëllazërore. Ai beson se ky prezantim do të ndikojë edhe në bashkëpunimin me shtetet tjera pjesëmarrëse. Sipas tij, pjesëmarrja e Kosovës ka qenë e një rëndësie jashtëzakonisht të madhe, meqë “Expo Antalja 20016”, e kanë vizituar mbi 1 milion njerëz.
“Për Kosovën është nderë që po merrë pjesë në një ngjarje kaq të rëndësishme dhe me një pritje vëllazërore për të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Ne iu jemi mirënjohës jo vetëm për ketë, por edhe për shumë çka tjetër që Turqia ka dhënë për Kosovën ndër vite në shumë fusha. Ne besojmë dhe jemi të përkushtuar që ky raport i ynë miqësor të vazhdojë edhe më tutje, të forcojmë lidhjet tona dhe të kemi sa më shumë komunikim dhe shkëmbim të vizitave dhe ideve. Kosova është një vend i vogël, por me zemër të madhe, me dashuri për paqen dhe raporte të shëndosha me popujt e tjerë”, tha Januzi.
Zëvëndësministri, Januzi në emer të Qeverisë së Kosovës i ka falënderuar organizatorët e EXPO 2016 Antalya, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës për prezencë në këtë ngajrje ndërkombëtare.
Në anën tjetër, komisioneri gjeneral i “EXPO 2016 Antalya”, Erdogan Kok, tha se pjesëmarrja e Kosovës në këtë eveniment ndërkombëtar, është një prej aktiviteteve më të rëndësishme për promovimin e resurseve të saj. Ai tha se qëllimi ishte që të krijohet një familje e madhe ndërkomebatre për promovim.
“Pjesëmarrësit në “Expo Antalja”, sigurojnë promovim dhe eksport të kulturës së tyre të prodhimeve agro bujqësore. Kosova tashmë është anëtare e “Expo familjes” me pjesëmarrje në këtë aktivitet”, theksoi Kok.
Kok më tutje tha se “Kosova, sot ka një rol të rëndësishëm në hapësirën politike në Ballkan, dhe se Turqia e Kosova janë partner të rëndësishëm të stabilitet në Ballkan”.
Prandaj, ai u shpreh i lumtur për shënimin e “Ditës Kombëtare të Kosovës” në Antalja.
“Ishte për neve me rëndësi që Kosova të merrë pjesë në EXPO 2016, dhe se pavioni i Kosovës ka pasur shumë vizitorë. Është njëra prej aktiviteteve më të rëndësishme për Kosovën. Ne me këtë prezantim deshëm të krijojmë një familje të gjerë ndërkombëtare. Dhe në këtë mënyrë shtetet të cilat marrin pjesë në “EXPO 2016” të kenë përfitim të rëndësishëm në zhvillimin e tyre të mëtejmë”, tha Kok.
Aktivitetin e shënimit të “Ditës Kombëtare të Kosovës” në “Expo 2016” në Antalja e ka mbështetur edhe Oda Ekonomike Turko Kosovare.
Në kuadër të kësaj Dite, përvec takimeve zyrtare e fjalimeve, u mbajtën edhe aktivitete tjera, ku në prani të shumë viztorëve u prezantua një program kulturoro artistik me muzikë e valle shqiptare, si dhe në fund u shfaq filimi “Shok”.
Ndryshe, EXPO mbyllet më 30 tetor, ndërsa është hapur prej muajt prill të këtij viti në prezencë edhe të kryetarit Rexhep Tejip Erdogan.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...