Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt konferencë për media, ku u prezantua strategjia zhvillimore e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë për vitin 2016-2020.
Në këtë konferencë morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, zëvendësministrat e MPB-së, Nehat Mustafa, dhe Valdet Hoxha, kryeshefi i AKF-së, z Blerim Olluri, drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Ake Roghe, si dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë dhe vendor.
Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se po vazhdojmë të rendisim suksese të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, sukseset e kësaj agjencie janë të njëpasnjëshme dhe kjo vjen falë punës që kanë bërë punëtoret dhe udhëheqësit dhe falë punës së organizatave ndërkombëtare që e kanë përkrahë këtë agjencie.
“Forenzika si në çdo shtet tjetër demokratik është instrument i pa zëvendësueshëm në zbatimin demokratik të rendit dhe ligjit, përkatësisht në përkushtimin e një vendi demokratik për të vendosur rend dhe ligj, për të luftuar krimin dhe në këtë rrafsh forenzika është e pa zëvendësueshme. Jemi në pak vende të Ballkanit perëndimor që kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me FBI-në dhe për këtë do të bëj një zotim në emrin tim personal dhe të MPB-së që përkrahja për AKF nuk do të mungoj”, theksoi ministri Hyseni.
Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 të vdekur
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...
Tash e dy javë nga rënia e telit të rrymës në Rrugën C, ende...
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...