Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka hedhur dyshime mbi vendimin e Qeverisë për shpërndarje të 180 mijë eurove për filmin “Lojë jete”.
Hoti në një postim në një postim në Facebook ka shkruar se ekziston qendra Kinematografike që vendos e Kosovës, e cila çdo vit organizon thirrje për subvencionimin e projekteve filmike.
Ndrysh, edhe dje ka pasur raportime rreth tenderit prej 216 mijë euro, që e ka fituar aktorja Teuta Krasniqi për një serial që ka filluar transmetimin në Televizionin publik.
Shkrimi i plotë:
Me 12 shkurt 2019, Qeveria e PAN-it ndan 180 mije euro nga rezervat shtetërore për një film. Nuk i jap vetes te drejte te vlerësoj rëndësinë e këtij filmi. Mund te jete i rëndësishëm për te dokumentuar te kaluarën e hidhur te popullit te Kosovës.
Por, ekziston Qendra Kinematografike e Kosovës qe sipas ligjit “është institucion publik qendror për kinematografi me qëllim realizimin e politikave kinematografike për interesin publik dhe çdo vit organizon thirrje për subvencionimin e projekteve filikë.”
Ne mbledhje te Qeverise duket nuk kane qene ne dijeni për këtë vendim as zv.ministrja e Kulturës qe ishte prezentë.
Ligji per financat publike i përcakton qarte rastet kur ndahen mjete nga rezervat.
Gjykojeni vete se çfarë i thonë kësaj mënyre te shpenzimit te buxhetit.

Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...
E rëndë: Ky është 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetur...