Google ADS

U largua nga LDK, Vetëvendosje e hapur për Faton Bislimin

13:02 | 27 Maj 2023
K.B

Sfidat nëpër të cilat po kalon Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, njëherit edhe kryetar i Vetëvendosjes, të cilat i ka nisur me të marrë pushtetin, nuk janë mirëpritur as nga shoqëria civile, por as nga partitë opozitare.

Telashe me pushtetet lokale Qeveria Kurti, i pati edhe me Listën Serbe, e cila dirigjohet nga Qeveria e Serbisë, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiqi, i cili iu kërkoi dorëheqjen nga pozitat zyrtare serbët që ishin bërë pjesë e institucioneve.

Kjo ndodhi kur kryeministri Kurti mori vendim që mos të vazhdohet më marrëveshja për bartjen e targave ilegale në territorin e Kosovës, pa një marrëveshje përfundimtare që do të kënaqte të dyja palët që ishin në dialog.

Por, kthimi i tyre që po kërkohet nga përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk po shihet i mundshëm edhe nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku, në intervistën dhënë mediumit online “Arbresh.Info”.

Sipas tij, dorëheqjet e tyre ishin politike dhe këtë nuk e lejojnë ligjet dhe udhëzimet administrative, të cilat i kanë institucionet prej nga u larguan me dirigjime politike.

Isaku thotë se si parti në pushtet nuk pranojnë kthimin e tyre politik në vendet prej nga u larguan.

“Janë procedura nga secili institucion. Nuk e lejon ligji për arsye se janë të rregulluara si duhet të kthehet në një institucion përkatës. Në Polici janë Udhëzimi Administrativ që është e rregulluar në polici. Po ashtu ligji për prokurorë dhe gjyqtarë e rrjedhimisht është edhe të shërbyesit civilë se flitet qartë se si është një kthim në punë, ose si duhet të hyrë në ato institucione. Rrjedhimisht vetëm nëpërmjet formave që janë të përcaktuara me ligj dhe udhëzime administrative përkatëse. Pra ka qenë politike dhe rrjedhimisht nuk ka kthim politik por duhet sipas procedurave ligjore që janë të përcaktuara sipas procedurave, në kuptimin ligjet përkatëse në institucionet e caktuara. Ne nuk pranojmë në asnjë formë të dirigjuar nga kushdo kthimin e tyre”, shprehet Isaku.

Ai duke folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilën e ka pranuar kryeministri Kurti, ku deputeti i LVV-së si model e sheh atë që e ka prezantuar shefi i tij, modelin kroat.

“Me qenë se e ka prezantuar kryeministri jonë, besoj që është bërë edhe analiza për arsye që është edhe në rajon është pra në rajonin tonë, edhe është shembull i mirë që ka ndodh edhe normalizim i marrëdhënieve të Serbisë dhe Kroacisë, rrjedhimisht edhe kryeministri jonë e ka prezantuar si vizion këtë model për minoritetet, pra minoritetin serb në Kosovë, modelin kroat për minoritetin serb”, thotë Isaku.

Ai nuk ka lënë pa iu përgjigjur akuzës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët akuzuan kryeministrin Kurti, se po tenton të kapë Administratën Publike.

“Më së paku ata kanë të drejtë të flasin për këtë çështje, për arsye se me të vërtetë e dimë se si është Administrata Publike edhe si e kanë vendos njerëzit e tyre, militantët e tyre nëpër shumicën e institucioneve tona dhe administratën publike. Por, siç duket atyre po iu djeg çështja e ligjit për zyrtarët publik edhe e kanë një mekanizëm që edhe e kanë shfrytëzuar e që është e drejtë kushtetuese dhe që e kanë dërgu në Gjykatë Kushtetuese edhe që po duan me ndal”, thotë Isaku.

Dhe për këtë, sipas anëtarit të Komisionit të Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, reforma në Administratë dhe institucionet të tjera, është i vështirë dhe këtë po e bënë opozita.

Deputeti nuk ka lënë pa përmendur edhe dorëheqjen e Faton Bislimit, nga kryesia e LDK-së, i cili është edhe djali i axhës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ku Isaku thotë se dera është e hapur për çdo kë, mirëpo pastaj vendosin organet drejtuese të partisë.

“Siç e dini ai ka qenë gjatë në LDK edhe Besnik Bislimi është gjatë pjesë e Vetëvendosjes, që i bie që nuk është se pse është Besnik Bislimi në Vetëvendosje. Ai ka qenë në LDK edhe më herët. Tash a do t’i hapet çështja e derës. Unë besoj që në Lëvizjen Vetëvendosje e ka derën e hapur çdokush, janë çështjet vendimmarrëse madje të organeve të Vetëvendosjes sesi dhe a ka kërkesë nga i sapo dorëhequri nga LDK”, thotë Isaku.

Por, deputeti VV-së flet edhe për koeficientin 105 eurove në vitin e parë, e cili u kundërshtua nga opozita dhe institucionet e tjera, Isaku ka thënë që kaq ka qenë e mundshme nga vija buxhetore, edhe pse do kishin dashur të jetë më i lartë./Arbresh.info/Pleurat Salihu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme