Gjatë ditës së djeshme në Pejë, një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje, teksa ka treguar se është raportuar se viktima mashkull është gjetur pa shenja jeta në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Kuvendi i Lezhës, Pejë 01.10.2020 – 15:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër ishte gjetur pa shenja jete i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet njoftimi i Policisë.
Lexo edhe:
Pejë/ Gjendet një trup i pajetë në banesën e tij – Arbresh.info
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit