Infermieri që u dënua për mosmbajtje të maskës thotë se nuk do ta paguaj dënimin.
Infermieri në Klinikën e Gjinekologjisë, Liburn Dema, është dënuar me 35 euro, për arsye se nuk e kishte vendosur maskën brenda veturës në të cilën ishte duke vozitur.
Dema thotë se i është bërë e padrejtë.
“Jam dënuar me datën (30 gusht) në mbrëmje sa kam qenë duke vozitur. Kam qenë me gruan dhe fëmijët, jam ndalur në hyrje të fshatit nga një polic të cilin e pyeta për arsyen e ndaljes ndërsa ai tha “që nuk kam maskë”, tregoi Dema për Klan Kosovën.
“I tregova që jam punëtor shëndetësor dhe që i di rregullat, që maska nuk është obligative në veturë dhe nuk është legjitime”, theksoi ai.
Dema ka thënë që nuk do ta paguajë dënimin e shqiptuar nga policia.
“Polici e ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 35 euro, të cilën nuk do ta paguaj. Afati i ankesës është 8 ditë dhe po pres të shoh reagimin e policisë”, tha Dema.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...