Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka pritur në takim pune ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, të shoqëruar nga Këshilltari i Dytë, Xavier Rouard.
Në këtë takim ndër të tjera është biseduar për çështje që ndërlidhen me sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës, konkretisht për bashkëpunimin dhe për mbështetjen që jep shteti i Francës për sistemin prokurorial të vendit tonë.
U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka falënderuar ambasadorin Guérot për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Francës ka dhënë për institucionin e Prokurorit te Shtetit. /arbresh.info/

Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...