Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Këtë e bëri të ditur për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Ai ka thënë se 23-vjecari me inicialet Q.L gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë, ky i fundit kishte bërë aksident trafiku me datën 22.07.2023, i cili ka ndodhur në fshatin Goshicë në Komunën e Vitisë.
“Drejtuesi i njërit automjet pas trajtimit në shtëpinë e shëndetit në Viti ishte liruar për në shtëpi, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit ishte dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën klinike universitare në Prishtinë”, tha ai.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion./Arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...