Një person ka djegur goma duke shkaktuar tym të madh, si rezultat i së cilës kanë ndërhyrë Policia e Kosovës dhe inspektorët e ambientit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lipovec të Gjakovës, pasditen e së dielës.
“Raportohet se njësitë policore kanë hasur në të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte ndezur disa goma të cilat kishin krijuar një tym të madh. Në lidhje me rastin janë njoftuar inspektorët e ambientit të komunës së Gjakovës”, thuhet në raportin e policisë.
Prokurori i shtetit ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026