Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar një muaj praburgim të dyshuarit L.A pasi ky i fundit dyshohet se ka kërcënuar një polic me inicialet B.V në një nga kafiteritë e qytetit të Ferizaj më 4 tetor të këtij viti.
Siç thekson komunikata e Gjykatës, i dyshuari L.A dyshohet se i është drejtuar policit me fjalët “ty kam me ta marr shpirtin, a e din ti se kush jam unë, kam me të zhdukë, kam me të vra ty dhe kam me ta zhduk familjen” .
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Ferizaj, ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit L.A., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se, “i pandehuri më 4 tetor 2021, në një kafiteri në Ferizaj, ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privoj nga jeta të dëmtuarin-zyrtarin policor B.V. në atë mënyrë që përderisa shoqërohet për në stacion policor nga ana e të dëmtuarit, meqë i njëjti paraprakisht kishte qenë duke konsumuar alkool në kafiteri gjatë kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, sipas masave anti-covid, i njëjti iu drejtohet me fjalë “ty kam me ta marr shpirtin, a e din ti se kush jam unë, kam me të zhdukë, kam me të vra ty dhe kam me ta zhduk familjen”, ashtu që kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim dhe ankth tek i dëmtuari”, njofton gjykata.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet tutje në njoftim. /arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...