Turqia ka dekaruar se ka ndaluar të gjitha diskutimet e nivelit të lartë politik më Holandën në prag të vendimit të qeverisë holandeze për të penguar dy nga ministrat e Turqisë që të mbajnë fushatë në vend.
Gjatë një konference për shtyp, zv.kryeministri turk, Numan Kurtulmus, tha se Turqia ka mbyllur hapsirën ajrore për Holandën dhe se ka ndaluar ambasadorin e Holandës të hyjë në Ankara, deri në momentin kur plotësohen kërkesat e Turqisë, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka shtuar se qeveria e Turqisë planifikon të këshillojë parlamentin që të tërhiqet nga miqësia me Holandën.
Kurtulmus ka theksuar se sanksionet politike do të zbatohen deri sa Holanda të ndërmarrë hapa që të ‘rregullojë’ veprimet e saj.
“Egziston një krizë e thellë. Ne nuk e kemi krijuar këtë krizë dhe ne nuk e kemi sjellur deri në këtë fazë”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00
Këto janë të gjitha vendimet që u morën nga Qeveria e re