“Turqia do të vazhdojë operacionet ushtarake në Siri, pavarësisht sulmeve vdekjeprurëse në një klub të natës në Stamboll”, tha zv.kryeministri Numan Kurtulmus.
“Sulmi në Stamboll ishte një mesazh për operacionet tona ndërkufitare, mbi të gjitha Eufrat Shield,” tha ai, duke përdorur emrin e misionit të fushatës së Turqisë brenda Sirisë, transmeton arbresh.info.
“Ne do të vazhdojmë operacionet tona ndërkufitare me vendosmëri”, shtoi ai.
Tridhjetë e nëntë persona u vranë gjatë një sulmi terrorist në natën e Vitit të Ri në Stamboll.
Përgjegjësinë për sulmin e morri Shteti Islamik, të cilët përmes një deklarate thanë se sulmi ishte përgjigjje e ndërhyrjes së Turqisë në Siri.
Kurtulmus nuk ka komentuar mbi deklaratën e lëshuar nga Shteti Islamik./Arbresh.info
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin