Më shumë se 750 ushtarë janë arrestuar pas grusht shtetit të dështuar në Turqi, ku si pasojë janë vrarë të paktën 60 persona.
Presidenti turk Erdogan paralajmëroi se anëtarët e ushtrisë prapa komplotit për të larguar atë do të paguajnë një çmim të rëndë për tradhtinë e tyre, si dhe fajësoi rivalin e tij Fethullah Gylenit për orkestrimin e kryengritjes.
Kleriku mysliman Gulen, i cili jeton në mërgim si kreu i një lëvizje fetare miliardë dollarësh, shpesh ka qenë organizatori i trazirave politike.
Deri në 100 ushtarë u dorëzuan pas kryengritjes së tyre të dështuar. Të paktën 120 janë arrestuar në lidhje me grusht shteti dramatik që zgjati rreth pesë orë.
Shpërthime dhe të shtna me armë zjarri pati në Stamboll dhe Ankara, gjatë grusht shtetit, ku të paktën 60 persona janë vrarë, prej tyre ishin 17 policë.
Kolonel Muharrem Kose thuhet se ka udhëhequr forcat ushtarake turke në kryengritje, i cili u vra gjatë përleshjeve me mbështetësit e Erdoganit./Arbresh.info
ZYRTARE: Demitrius Conger prezantohet tek Golden Eagle Ylli
E papritur, zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Albania, anu...
Misioni i FMN-së do të vizitojë Kosovën për konsultimet vjet...
Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim...
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë