Një grup qytetarësh kanë mbajtur sot një tubim të qetë para Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar që të respektohen të drejtat e njerëzve për ndërruar gjininë.
E gjithë kjo ka ardhur si reagim ndaj refuzimit të kërkesës së Blert Morinës për ndërrim të emrit dhe shënjuesit të gjinisë nga Zyra e Gjendjes Civile në Gjakovë dhe Agjencisë për Regjistrimin Civil. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut për privatësi dhe mosrespektim i obligimeve që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet në fuqi, kanë vlerësuar organizatorët.
Lendi Mustafa, njëri nga organizatorët e tubimit, ka thënë se ky veprim i institucioneve paraqet konflikt administrativ dhe për këtë arsye në Gjykatën Themelore në Prishtinë është dorëzuar një padi.
Megjithatë, për shkak të zvarritjeve të procedurave gjyqësore, padia është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tij, po ashtu nuk e siguron adresimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut brenda një kohe të arsyeshme, raporton KP, transmeton Klan Kosova.
“E përkrahim fuqishëm kërkesën e Blert Morinës për njohjen e identitetit e tij gjinor në dokumentet e identifikimit dhe një herësh e mbështesim kërkesën e tij të deponuar në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Agjencisë për Regjistrim Civil me të cilin është refuzuar kërkesa e tij për ndryshimin e emrit dhe gjinisë“, ka thënë ai.
Qytetarët e mbledhur e kanë mbyllur organizimin me vendosjen e pankartës “Garantoni të drejtën e identitetin gjinor” në rrethojat e objektit të Gjykatës Kushtetuese./klankosova/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...