Trusti: 10 përqindëshi ende s’mund të tërhiqet, duhet të ndryshohet ligji

15:21 | 6 Korrik 2020
A Z

Fondi i Kurimeve Pensionale i Kosovës, ka njoftuar se për t’u bërë i mundur propozimi për tërheqjen e dhjetë përqind të kurimeve pesnionale duhet ndryshuar ligji.

“Kontribuues të nderuar, një njoftim sqarues i Ministrisë së Financave lidhur me kompensimin e 10%-shit ka qarkulluar tashmë nëpër media dhe ka bërë që të krijohet përshtypja e qytetarëve sikur tashmë lejohet tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti. Informacioni i dhënë në atë sqarim nuk është i plotë”, thuhet në njoftim.

“Jua konfirmojmë se për t’u bërë i mundur propozim-plani i Qeverisë për 10%-shin duhet patjetër të ndryshohet ligji në fuqi për fondet pensionale në Kosovë. Ky ligj, siç dihet, mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës, dhe deri tek ai ndryshim ka procedura për t’u kryer”.

https://www.facebook.com/TrustiPensional/posts/3154374777982860

Shpërndaje në rrjete sociale