Trupi i pajetë i viktimës që u vra në Fushë Kosovë, dërgohet për obduksion

19:47 | 20 Korrik 2020
Arbresh.info

Pas hetimeve të kryera nga ekipet relevante në rastin e vrasjes në Fushë Kosovë, trupi i pajetë i 72 vjeçarit i cili dyshohet se u vra nga djali i tij, është dërguar për obduksion.

Nga fotografitë e siguruara të arbresh.info shihet se trupi i viktimës është bartur pas hetimeve të kryera.

E policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi këtë rast duke thënë se vrasja është kryer me një mjet të mprehtë.

“Me datë 20.07.2020 rreth ores 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojne nje person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”

“Për shkak të hetimeve që po vazhdojnë ende, nuk mund t’ju japim shumë detaje në lidhje me rastin. Ajo që mund t’ju them është i dyshuari është 40 vjeçar dhe ka përdorur mjet të mprehtë gjatë vrasjes”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1218248605210488/

 

Shpërndaje në rrjete sociale