Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës po tregojnë nivel të lartë të gatishmërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i dislokuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i atashuar në Task Forcën jug në batalionin shumëkombësh, ka realizuar operacionet e patrullimit në nivel togu duke përfshirë pika mobile të kontrollit, gjithashtu kanë vazhduar me operacione të mbrojtjes së kampit sipas skenarëve të përgatitura nga komanda më e lartë, me qëllim të testimit dhe gatishmërisë së trupave në ushtrim”, thuhet në njoftimin për media të FSK-së.
Ushtarakët e FSK-së janë duke treguar gatishmëri dhe performanc të lartë, në kryerjen e detyrave dhe ndërveprueshmërisë me partnerët pjesëmarrës në ushtrimin ndërkombëtar “ Defender Europe 23”./Arbresh.info
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur