Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas një deklarate të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në një postim të fundit përmendi një marrëveshje të shpejtë mes Izraelit dhe Iranit, tha se do të merret sërish me çështjen e Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se në mandatin e parë ka parandaluar një konflikt mes këtyre dy vendeve.
Tahiri e cilëson këtë deklaratë si një sinjal që Kosova duhet ta lexojë me kujdes, sidomos në një kohë kur bota përballet me konflikte serioze.
“Presidenti Trump sot foli qartë për një marrëveshje të shpejtë mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa në të njëjtin postim përmendi edhe marrëveshjen Kosovë–Serbi. Në këtë kohë që në botë po ndodhin luftëra, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme”, shkroi Tahiri në një reagim në Facebook.
Ai thekson tri pika që, sipas tij, duhet të udhëheqin klasën politike kosovare:
Përfaqësimi dinjitoz dhe serioz është thelbësor për vendin, larg interesave të ngushta partiake apo personale.
Vendimmarrja transparente duhet të jetë rregull, jo përjashtim – pa arrogancë dhe pa dyer të mbyllura, siç ka ndodhur në të kaluarën.
Në fund, Tahiri thekson se situata kërkon kthjellim dhe mobilizim institucional: “Koha me u kfjell. Koha me u përbë Kuvendi!”, ka deklaruar ai.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...