Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pohoi telefonatën që pati me kreun e Kremlinit Vladimir Putin dhe publikoi detaje të bisedës mes dy liderëve.
Ai thekson se njëjtë si ai, edhe Vladimir Putin kërkon përfundimin e konfliktit mes Iranit dhe Izraelit.
“Vladimir Putin mendon, ashtu si unë, se kjo luftë midis Izraelit dhe Iranit duhet të përfundojë, dhe unë e kam shpjeguar se edhe lufta e tij duhet të përfundojë”.
Kjo është ajo që tha Trump në rrjetin e tij social Truth, duke raportuar se biseda telefonike zgjati rreth një orë. Edhe Shtëpia e Bardhë konfirmoi një telefonatë midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.
“Presidenti Putin më telefonoi këtë mëngjes për të më uruar me mirësi ditëlindjen, por më e rëndësishmja për të folur për Iranin, një vend që ai e njeh shumë mirë. Ne folëm gjatë për këtë. Ai beson, ashtu si unë, se kjo luftë midis Izraelit dhe Iranit duhet të marrë fund. I shpjegova atij se edhe lufta e tij duhet të marrë fund”, ka thënë kreu i Shtëpisë së Bardhë./abcnews
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...