Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se vendet aleate kanë kontribuuar 7 miliardë dollarë për ta ndihmuar Gazën, ndërsa Kosova është zotuar për të ndihmuar me trupa ushtarake.
Duke folur në takimin e parë të Bordit të Paqes të enjten në Uashington, Trump tha se vende si Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani janë zotuar se do të dërgojnë trupa për ta stabilizuar Gazën.
Në takimin inaugurues të Bordit të Paqes mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi Kosova është ndër anëtaret themeluese.
Bordi i Paqes, me 27 anëtarë, u themelua më 22 janar në Davos të Zvicrës, në prezencë të presidentit Trump.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar këtë trup që të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit në Gazë dhe të angazhohet në aspektin e qeverisjes dhe rindërtimit.
Themelimi i Bordit është paraparë në planin 20-pikësh të Trumpit për paqe në Gazë.
Ky plan u pranua tetorin e kaluar nga Izraeli dhe Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera – për t’iu dhënë fund luftimeve dyvjeçare.
Ndërkohë, gjatë fjalimit të tij të enjen Trump tha gjithashtu se kishte ndihmuar në zgjidhjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, e vlerësoi presidenten Osmani, dhe tha se këto dy vende duhet ta telefonojnë nëse nuk kalojnë mirë, ndërsa Osmani iu përgjigj: “Do t’ju telefonojmë
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...
Haxhiu takoi përfaqësuesit e organizatave partnere dhe të sh...
Dikur shkëlqente në Evropë, Coutinho tashmë ndërpret kontrat...
Rama në Bordin e Paqes: Nderojmë misionin e Trump, të shpëto...
Rama, Trumpit për Gjykatën Speciale: Për hir të Zotit, reago...