Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një personi në Podujevë, i cili një ditë më parë kishte terrorizuar qytetin duke shtënë me armë zjarri, të tipit kallashnikov.
Sipas raportit policor, i dyshuari ka shtënë në drejtim të dy personave, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura.
Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri AK-47, së bashku me një karikator që përmbante 15 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është kualifikuar si “vrasje e mbetur në tentativë”.
“Podujevë/28.01.2026 – 13:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, por nuk janë goditur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë me 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...