Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës, në Kosovë ku 4 fëmijë dyshohet se janë ngujuar për dy ditë rresht pa ngrënë e pa pirë në bodrumin e shtëpisë së tyre.
Këtë veprim dyshohet se e ka kryer babai i fëmijëve. R. Z., me probleme mendore, ku gjithashtu dyshohet se ka ushtruar edhe dhunë ndaj vajzës së tij të madhe.
Lidhur me këtë ngjarje, policinë e kishte lajmëruar gjyshi i shtëpisë, që ka arrestuar të dyshuarin R.Z.
E mitura me dy motrat me të vogla dhe vëllain e saj, kanë marrë trajtim mjekësor.
Paraprakisht, babai i 4 fëmijëve është dërguar në Qendrën e Shëndetit Mendor, ku ka kryer kontrolle mjekësore.
Sipas mjekut ai është pacient i njohur për këtë qendër, pasi ka probleme të rënda me shëndetin mendor.
Pacienti pas rekomandimit nga mjeku, është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas familjarëve dhe mjekëve, R.Z., ka nevojë për terapi afatgjate dhe mosmarrja e terapisë me rregull bën që sëmundja t’i rikthehet në forma të tilla që i rrezikon njerëzit pranë./kohajone/
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes me S...
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte