Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë.
Sipas Policisë në këtë aksident janë përfshirë tri vetura,ku fillimisht dy vetura janë përplasur njëra me tjetrën si pasojë e ndërrimit të shiritit e më pas një veturë godet njërën nga veturën e përfshirë në aksident.
Nysret Gjurkaj tha për arbresh.info se tre personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës.
“Sot me date 01.02.2022 pas orës 19:00 ne fshatin Babaj i Bokes – Gjakovë, ka ndodhë aksident komunikacioni me dëme materiale dhe lëndime trupore. Fillimisht mes veti janë aksidentuar dy vetura si pasojë e ndërrimit te shiritit.Janë lënduar dy persona. Me pastaj vjen automjeti tjetër dhe nga shpejtësia godet një veturë veç te aksidental. Tre personat janë dërguar ne spitalin rajonal -Gjakovë ku dhe janë duke u trajtuar. Ne vendngjarje ka dalë policia e cila është duke i kryer hetimet mbi shkaktarin e aksidentit”, tha ai./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...