Opsioni për ndërrim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur përfundimisht pavarësisht mesazheve të qarta që dolën në Samitin e Berlinit. Këtë ide vazhdon ta shtyjë përpara presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Analistët politikë vlerësojnë se përpos idesë për korrigjim të kufijve, opsion i rrezikshëm për vendin mbetet Asociacioni i Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive ose autonomia për veriun, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Pavarësisht mesazheve të qarta që mori në Samitin e Berlinit për moslëvizje të kufirit Kosovë – Serbi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon të mos heqë dorë nga ideja për korrigjim të kufirit mes dy vendeve.
Një gjë të tillë kreu i shtetit nuk ka lënë pa e përmendur edhe në Tiranë, gjatë një takimi që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit, i cili u mbajt gjatë ditës së djeshme, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.
Përmes deklarimit të tij Thaçi tha se në takim me Ramën është diskutuar për nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...