Tri komunat në veri të Mitrovicës, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku ende janë duke punuar me rregullore të UNMIK-ut.
Të hyrat që inkasojnë këto komuna bazohen në një rregullore të skaduar të UNMIK-ut. Kështu ka identifikuar Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) gjatë auditimit.
Sipas këtij raporti të auditorit në Komunën e Leposaviqit ka mungesë rregulloresh dhe dobësi në menaxhimin e të hyrave.
“Rishikimi ynë për menaxhimin e të hyrave vetjake ka identifikuar dobësitë në planifikimin dhe inkasimin e të hyrave si në vijim: Komuna nuk ka hartuar një rregullore të brendshme për taksa dhe tarifa. Mbledhja e të hyrave edhe më tej bëhet në bazë të një rregullore të UNMIK-ut”, thotë auditori.
Gjithashtu nuk ekziston ndarje e detyrave dhe përgjegjësive në procesin e inkasimit të të hyrave. Si pasojë, pranimi i kërkesave, regjistrimi i të dhënave dhe deponimi i mjeteve në bankë bëhet nga personi i njëjtë dhe Komuna nuk ka planifikuar e as që ka aplikuar n garkesa për tatim në pronë, lejet e ndërtimit dhe taksat tjera. Këto mund të konsiderohen burime shumë të rëndësishme të të hyrave vetjake për një komunë.
Ndër të gjeturat tjera për këtë komunë, është identifikuar që komuna nuk ka zbatuar plotësisht Ligjin për Prokurim Publik dhe si pasojë janë paraqitur dobësitë.
“Komuna nuk kishte një plan të prokurimit publik. Në vitin 2014 janë nënshkruar 18 kontrata me vlerë prej 913,586 euro. Shumica prej tyre janë nënshkruar në fund të vitit. Si pasojë, vetëm 324,564 euro janë shpenzuar në vitin 2014 ndërsa pjesa e mbetur e projekteve pritet të realizohet në vitin 2015”, thuhet në raport.
Sipas Auditorit me rastin e lidhjes së kontratës për servisimin e automjeteve operatori (Auto-service “Te Xhafa”) nuk kishte sjellë dëshmi mbi pagesën e tatimit, edhe pse një dëshmi e tillë ishte kërkuar.
Komuna nuk ka zbatuar Ligjin, por ka lidhur kontratë një-burimore me operatorin ekonomik për “Furnizim me derivate të naftës për komunën dhe institucionet tjera komunale”. Çmimi i kontratës ishte 1.30 euro për litër ndërsa gjatë vitit 2014 ishte paguar shuma 5,951euro.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...