Në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës, institucioni më i lartë legjislativ do ta drejtohet nga një grua, ndërsa përkrah saj do të jenë edhe dy gra në pozitat e nënkryetareve të Kuvendit.
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e dhjetë. Ajo mori 66 vota për, 44 ishin kundër, ndërsa 8 deputetë abstenuan.
Ndërkaq, Kuvendi zgjodhi edhe nënkryetarët me votim në pako. Me 104 vota pro, 3 kundër dhe 6 abstenime, 115 deputetët miratuan përbërjen e re të nënkryetarëve.
Nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku u zgjodh nënkryetare e Kuvendit. Po ashtu, Emilija Rexhepi mori postin e nënkryetares nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.
Nënkryetarë të tjerë të Kuvendit u zgjodhën edhe Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Sllavko Simiq nga Lista Serbe.
Paraprakisht, subjektet politike ishin dakorduar për votimin në pako në takimin e mbajtur me kryetarin e Kuvendit të legjislaturës së kaluar, Dimal Bashën.
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë