Banorë të shumtë të Podujevës kanë mungesë të energjisë elektrike për më shumë se 48 orë
Në këto ditë të ftohta dimri, banorët e fshatrave: Batllavë, Gërdovc dhe Llugë në Podujevë nuk po përballen vetëm me temperaturat e ulëta, por edhe me mungesën e energjisë elektrike.
Janë vetë banorët e këtyre fshatrave të cilët kanë treguar për mungesën e energjisë elektrike e cila padyshim se shumë prej tyre u pamundëson edhe ngrohjen,. shkruan Indeksonline.
Duhet përkujtuar që janë të shumta rastet kur banorë të shumë qyteteve apo fshatrave në Kosovë mbesin pa rrymë për orë të tëra.
Ngjashëm ishte situata gjatë ditëve të kaluara edhe me një lagje në hyrje të Podujevës, e njohur si ‘Qarshiat e Llapashticës’.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë