Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, i ka thënë emrat e tri figurave më të mëdha të kombit shqiptar dhe tre figurave më negative. Ai gjithashtu dha një vlerësim edhe për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.
Sipas Kurtit këto janë tri figurat më të mëdha të kombit shqiptar.
“Sami Frashëri, Fan Noli, Ukshin Hoti”, numëroi Kurti.
Ndërsa tri figurat më negative të këtij kombi, sipas Kurtit janë:
“Esat Pasha, Rrahman Morina, dhe i treti është i gjallë e ju e dini”, tha Kurti.
Ai gjithashtu dha një vlerësim edhe për Rugovën.
“Besoj se është figura qendrore e historikut që i parapriu shtetit të Kosovës”, përfundoi Kurti.
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...