Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë në Trepçë bashkë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.
Drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava tha gjatë takimit se Trepça ka shpëtuar nga likuidimi ndonëse siç tha, nuk është zgjidhur çështja e saj në tërësi për shkak të moszbatimit të Ligjit të Trepçës, shkruan arbresh.info.
Tmava tha se Trepça i ka aktualisht 1360 punëtorë dhe sfidat janë të mëdha.
“Trepça për momentin i ka 1360 punëtorë dhe rrugëtimi i Trepçës në periudhën e pas luftës ka qenë në sfidat e veta që tashmë janë botërisht të ditura. Për tërë periudhën e pasluftës është kërcënuar nga procedurat e likuidimit. Falë ligjit për Trepçën ajo ka shpëtuar nga procedura e likuidimit mirëpo nuk është zgjedhur problem i saj sepse për fat të keq Ligjit për Trepçën ende nuk ka filluar së zbatuari dhe kjo na qet në një situatë”, tha Tmava.
Sipas tij, gjendja financiare e ndërmarrjes është stabile aktualisht.
Ndërkaq, punëtorët e Trepçës kanë paraqitur disa kërkesa tek kryeministri Haradinaj duke thënë se nevojitet një riorganizim në këtë ndërmarrje me njerëz të përgjegjshëm./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1544215722310181/
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...