Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka përfunduar sot vizitën e saj treditore në Prishtinë, ka bërë të ditur DHSK.
Sipas njoftimit, gjatë vizitës ajo u takua me studentë të Fakultetit të Drejtësisë për të diskutuar kornizën ligjore të DHSK-së, si dhe mandatin dhe funksionimin e saj. Gjithashtu, ajo vizitoi edhe Qendrën e Dokumentacionit të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Po ashtu, Trendafilova u takua me palët e interesuara, mes të cilëve përfaqësues të shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian, përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shefin e Misionit EULEX.
Ajo u takua edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, shefin e UNMIK-ut dhe Avokatin e Popullit në Kosovë për t’u dhënë informacione publike rreth mandatit, administrimit dhe veprimtarive aktuale të Gjykatës.
“Ajo çka vlerësova më shumë nga vizita në Kosovë ishte takimi me studentët e universitetit të cilët dua t’i falënderoj për interesin dhe pyetjet e tyre. Studentët treguan njohuri të shkëlqyera të parimeve juridike. Gjëja më prekëse ishte ekspozita e Fondit për të Drejtën Humanitare, që dokumenton zërat dhe përvojat e viktimave dhe mbijetuarve nga lufta në Kosovë”, citohet Trendafilova në njoftimin e DHHK-së.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen