Bizneset sot do të protestojnë në Prishtinë për të kundërshtuar daljen në tregun e lirë energjetik.
Ato kanë paralajmëruar protestë masive derisa kanë kërkuar shtyrje të vendimit për daljen në tregun e lirë energjetik.
Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat, ka organizuar një protestë paqësore që do të mbahet të mërkurën, më 11 qershor 2025, nga ora 11:00 deri në 12:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në këtë protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre, të cilët do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të reflektojnë mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...