Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) hyri në fuqi më 1 prill 2016. Por edhe tre vjet më pas ende nuk dihet a është zbatuar tërësisht kjo marrëveshje me Bashkimin Evropian.
Ministria e Integrimeve Evropian thotë se është e pamundur të dilet më një vlerësim të zbatimit të marrëveshjes, por se mund të vlerësohet niveli i zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) gjatë këtyre tre viteve, shkruan arbresh.info.
“MSA është marrëveshje ndërkombëtare, prandaj është e pamundur të dilet me një vlerësim të zbatimit të vet marrëveshjes. Në vend të kësaj, mund të vlerësohet niveli i zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) gjatë këtyre tre viteve.”, thuhet në përgjigjen e MIE.
Tutje kjo ministri ka treguar se sa i përket ERA-s, 50 për qind e saj është zbatuar plotësisht e 50% e tyre janë në zbatim e sipër.
“Sa i përket ERA-s, e cila përmban 22 prioritete politike, të gjeturat e raportit mbi zbatimin e këtij dokumenti gjatë periudhës nga fillimi i nëntorit 2016 deri në fund të janarit 2019 tregojnë se janë zbatuar plotësisht 11 nga 22 prioritete, ose 50% e tyre, ndërsa 11 prioritete, ose 50% e tyre, janë në zbatim e sipër. Më tej, niveli i zbatimit të planit të veprimit të ERA-s gjatë të njëjtës periudhë është 71.11%, pasi që 96 nga 135 veprime janë zbatuar plotësisht, ndërsa 39 prej tyre (28.89%) janë në zbatim e sipër.
Në anën tjetër, niveli i zbatimit të PKZMSA-së gjatë këtyre tre viteve është si në vijim:
Si përfitime të Kosovës nga kjo marrëveshje, Ministria e Integrimeve numëron marrëveshjet rajonale të nënshkruara, rritjen e eksporteve, rritjen e investimeve si dhe rritjen e të hyrave tatimore në buxhetin e Kosovës.
“• Janë nënshkruar dhe janë në fuqi mbi 131 marrëveshje rajonale për bashkëpunim që përfshijë fusha të ndryshme;
Kujtojmë se Marrëveshja për Stabilizim-Asociim është nënshkruar në qeverinë e Isa Mustafës, si dhe nga Ministri i atëhershëm i Integrimeve Evropiane të Kosovës, Bekim Çollaku dhe Johannes Hahn, komisioner i BE-së për Politika të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit./arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...